Përfshihet nga flakët masive pyjor i fshatit Lajthizë, zjarrfikësit në luftë me flakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2022, 16:38
Vatra e zjarrit në masivin pyjor te lajthizës në Mirditë është arritur të izolohet brenda 5 orësh.
Sipas kryebashkiakut të Mirditës Ndrec Dedaj zjarri ka përshkuar rreth 2 hektarë pyje, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe punonjësve të shërbimit pyjor është bërë e mundur mospërhapja e flakëve, duke shmangur dëmet e mëdha që mund të shkaktoheshin në pyje.
Vatra e zjarrit është shfaqur në orët e drekës të së enjtes dhe vijoi të ishte aktive në një sipërfaqe të konsiderueshme.