Përfshihet nga flakët një tjetër automjet një Vlorë

Përfshihet nga flakët një tjetër automjet një

Një tjetër makinë është djegur  në lagjen Partizani në Vlorë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se person apo persona të paidentifikuar i kanë vendosur flakën mjetit.

Automjeti ka marr flakë në pjesën e përparme të saj, ndërsa kanë qenë pronarët e mjetit të cilët e kanë fikur zjarri duke bërë që makina mos të digjet plotësisht.

Në vendgjarje nuk ka shkuar as forcat zjarrfikëse pasi pronarët e mjetit nuk kanë dashur që ta bëjnë publike si rast.

Kjo është makina e dytë e djegur sot. Një automjet i tipit Mercedes-Benz është djegur në orët e para të ditës së sotme (18 maj) në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë.

Kjo është makina e trete e djegur qëllimisht në tri ditët e fundit, ku krahas tyre janë dëmtuar edhe dy mjete të tjera.

 

EMISIONET