Përfshihet nga flakët një hotel në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 14:18
Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë bashkiake ndodhen në vendngjarje.
Vijon puna për vënien në kontroll të flakëve.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.