FOTO/ Çfarë ndodhi? Makina dëmtohet në Zvërnec, shkaqet ende të paqarta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 20:48
Një mjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se mjeti është përfshirë nga flakët në zonën e Zvërnecit.
Paraprakisht mësohet se mjeti ka qenë i parkuar kur flakët shpërthyen në të.
Ende nuk dihen shkaqet se përse mjeti është përfshirë nga flakët. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje.