Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në Elbasan, lëndohen dy të mëshuarit

Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në

Kati i dytë i një banese në Elbasan është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Sipas policisë, dyshohet se është shkaktuar nga rrjedhja e gazit të një bombole, ndërkohë zjarrfikësja ka ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

“Rreth orës 14:40, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, gjatë patrullimit në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, kanë konstatuar zjarr në katin e dytë të një banese. “- njofton policia.

Mësohet se punonjësit policisë i kanë dhënë ndihmën e parë dy të moshuarve që ishin në banesë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET