"Përçarja që erdhi nga Amerika!” Koka: De facto është Basha non grata, 4 vjet që nuk shkon në SHBA

Në Partinë Demokratike ka nisur një betejë e ashpër mes liderit historik të saj dhe kryetarit Basha pas vendimit të këtij të fundit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar demokrat.

Bledian Koka i ftuar në "Ora e Betit" nuk di të thotë nëse kjo përplasje ka sjellë përçarjen e partisë pasi sipas tij gur prove janë zgjedhjet.

Por duke analizuar vendimin, thotë se Basha e mori për interesat e tij të ngushta.

Nuk ndan këtë mendim avokat Ngjela, ku shprehet se Sekretari i Shtetit i dha të drejtë Bashës.

Koka: Mund të verifikohet vetëm me një proces zgjedhor dhe sfida më e afërt për të parë çfarë efekti ka ky vendim i Bashës janë zgjedhjet 2023. Berisha ka paralajmëruar një katarsis, bashkëbisedim me anëtarësinë  nga e enjtja në Tiranë, për tu zhvendosur më pas në rrethe. Mbetet për tu parë. Si erdhëm te vendimi?  Nëse Basha ishte i detyruar ta bënte duhet ta bënte në momentin që vendimi u mor nga DASH. Atëherë ka mbajtur qëndrim komplet të kundërt. Tha do marr vendim kur të kem prova dhe fakte, a i ka pasur Basha faktet dhe provat?

Ngjela: Tha mi dha Reeker, ishim tre deputetë dhe na vuri provat përpara.

Koka: Një gënjeshtër e madhe. Pas vizitës së tij Basha heshti për shumë kohë, nuk mori vendim. Ishte një tjetër takim që shtoi presionin, vizita e Kim në zyrë dhe më pas doli shumë e mërzitur. Tha PD mos të hajë bar. Duket qartë që edhe në këtë takim Basha nuk e kishte marrë vendimin. Teorikisht nuk ishte njohur me provat, pyetja është kur u njoh Basha me provat dhe kur e mori vendimin për përjashtimin e Berishës? Realisht de jure është i shpallur non grata Berisha, de facto non grata i madh është Basha, i referohem dhe deklaratave të Berishës, ai di shumë gjëra.

Ngjela: Skretari i Shtetit tha përkrahim Bashën, mbaron loja. Unë jam me Sekretarin e Shtetit.

Koka: Qëndrimi është i paekuivok, Ambasada amerikane e shënoi.

Ngjela: Ka dalë ligj i ri për ekstradimin.

Koka: Basha ka tre vite që nuk udhëton në SHBA. Vendimi nuk ishte në të mirë të PD, por një vendim që Basha e mori për hir të interesit të tij personal të ngushtë. Prandaj nuk e konsultoi me grupet por e regjistroi si provë dhe e dërgoi aty ku është peng.

EMISIONET