"Për turp të Zotit!" Artisti kryebashkiak, Erion Isai zhgënjen banorët e fshatit Taç në Kolonjë

Kur Erion Isai, mori drejtimin e Bashkisë së Kolonjës në vitin 2019, banorët nuk e mohojnë se u ngjalli pëlqim. Por, janë dashur më pak se dy vite për të treguar se humoristi nuk është kryebashkiaku që kolonjarët prisnin.

Erseke-Pesë kilometra nga zyra e Erion Isait në Ersekë ndodhet fshati Taç. Edhe pse me potenciale të mëdha turizmi, mungesa e investimeve bën që të duket si një fshat i harruar.

"Jeta këtu është për turp të Zotit" thotë një banore.

"Për turp të Zotit!" Artisti kryebashkiak, Erion Isai

Qytetarë nga qendrat urbane kanë shkuar aty për të inevstuar, por kanë hasur në vështirësi të mëdha.

Edhe pse aty është ndërtuar ujësjellësi i ri, uji i pijshëm nuk shkon në çezmat e banorëve.

"Për turp të Zotit!" Artisti kryebashkiak, Erion Isai

"Unë kam 3 vjet që kam blerë shtëpinë e nuk kam ujë" thotë banori.

Rruga e fshatit është një tjetër problematikë që u vështirëson jetën banorëve.

"Rruga është problem i madh. Eshte nisur për tu shtruar mbi 30 herë"

Për kreun e Bashkisë Erion Isain thonë se ka veç premtime, ndërsa kanë një thirrje.

"Për turp të Zotit!" Artisti kryebashkiak, Erion Isai

"Bashkia nuk e vret mendjen fare. Kryetari i bashkisë e di atë që e solli Edi" thote një banor

Banorët e fshatrave në Ersekë e kanë ngritur disa herë problemin e mungesës së investimeve.

EMISIONET