Për studime në Turqi, 60 të rinj shqiptarë fitojnë bursa studimi

Janë 60 të rinj shqiptar kanë fituar bursë për të studiuar në Turqi.

Në ceremoninë e organizuara para udhëtimit të tyre drejt Ankarasë, Ambasadori i Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük tha se studentët do të jenë urë lidhëse mes dy shteteve, duke forcuar edhe më tej bashkëpunimin dhe miqësinë.

“Ashtu siç ne e kemi parë veten këtu si në shtëpinë tonë të dytë, jam i bindur që edhe ju kur të shkoni në Turqi me vëllezërit tuaj do ta ndieni veten si në shtëpinë tuaj me miqtë e afërt që do të krijoni.”

Ambasadori i vlerësoi si të shkëlqyera dhe strategjike marrëdhëniet Shqipëri-Turqi.

"Në bazë të marrëdhënieve strategjike që kanë të dyja shtetet në vijim do të ketë investitorë shumë më të mëdhenj në fusha të ndryshme."

Diplomati turk tha gjatë tre dekadave të fundit, në Turqi janë diplomuar më shumë se 2 mijë studentë shqiptarë.

EMISIONET