Për pushime në atdhe, rreth 6 mijë persona mbërritën deri në mesditë në portin e Durrësit

Vijon kthimi i emigrantëve në atdhe. Kjo e dielë, 7 gusht, ka  regjistruar numrin më të lartë të udhëtarëve që kanë hyrë në vend përmes portit detar të Durrësit në vetëm një ditë.

Gjatë ditës së sotme, 5,913 udhëtarë kanë zbritur nga 4 tragete të linjave të Barit dhe Ankonës në Durrës.

Ndërsa 4 mijë udhëtarë të tjerë pritet të mbërrijnë në mbrëmje me dy tragetet e radhës.

Të gjithë të ardhurit në Shqipëri janë kryesisht emigrantët që jetojnë e punojnë në Itali, por edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Europian që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet.

EMISIONET