“Për çfarë sekreti flasim sot?” Dedaj: Ka një problem, prokuroria dhe politika shqetësohen për imazhin
Gazetari Everest Dedaj thotë se urdhri i prokurorisë që gazetarët të mos publikojnë informacionet e publikuara nga hakerat, nuk është i drejtë.
Sipas tij prokuroria duhet të tregojë çfarë është bërë me ato miliona euro që shkojnë për mbrojtjen tonë.
Everest Dedaj: Kemi një arkë të madhe të informacioneve, janë të dhëna të të gjithë qytetarëve shqiptarë, prokuroria në vend të tregojë cilat lajme duhet të publikojnë gazetarët, të tregojnë çfarë janë bërë me ato miliona euro që shkojnë për mbrojtjen tonë. Sulmi kishte nisur prej 2021, qeveria e kuptoi vetëm kur serveri ra.
Gjatë fjalës së tij në një intervistë në RTV ORA, Dedaj tha se siguria kombëtare ka rënë, është në duart e hakerave iranian.
Everest Dedaj: Ka një ligj për informacionet sekrete shtetërore dhe gazetarët duhet të jenë të kujdesshëm në këtë rast. Kjo është përgjegjësi individuale. Gazetari është përgjegjës për mënyrën si e ushtron profesionin. Për çfarë sekreti flasim sot? Këto informacione janë të aksesueshme nga të gjithë qytetarët shqiptarë. Sot siguria kombëtare ka rënë, është në duart e hakerave iranian madje i nxjerrin dhe në shitje. Nëse flasim për siguri siguria ka rënë.
Sipas tij shqetësim i prokurorisë dhe politikës është të mos ju prishet imazhi dhe që qytetarët shqiptar të mos informohen.
Everest Dedaj: Më shumë se më duket një shqetësim për sigurinë kombëtare prokuroria me këtë urdhër ka më shumë shqetësim faktin që tregon se ka një problem me mënyrën se si funksionojnë institucianet e sigurisë shqiptare. Kjo mendoj se prokuroria dhe politika ka shqetësim, që të mos ju prishet imazhi dhe që qytetarët shqiptar të mos informohen. Besoj se shqetësim i prokurorisë është fakti që nxjerr përballë qytetarëve shqiptar një strukturë qeveritare që nuk kryen punën madje shpeshherë është qesharake për mënyrën se si funksionojnë.
Gazetari Everest Dedaj thekson dhe rrezikshmërinë e këtij urdhëri.
Everest Dedaj: Historia e hakerave besoj se do të jetë një histori që do të na ndjek gjatë, ka një shqetësim për mënyrën si institucionet zyrtare funksionojnë. Ky urdhër është i rrezikshëm për qasjen që ka, kërkon të intimidojë median, kërkojnë që prokuroria dhe qeveria të marrin rolin e gazetarit që të mësojnë se cili lajm duhet të jepet e cili jo.