''Pensioni nuk mjafton për asgjë, shteti të na ndihmojë'', dita e personave me aftësi të kufizuar
Personat me aftesi te kufizuar kërkojnë nga qeveria që ti trajtojnë njësoj si kategoria e tyre në gjithë botën.
Ata shprehen se pensioni që marrin është i pamjaftueshëm e shumë prej tyre jetojnë në kushte të vështira.
Shefqet Taku 30 vite është i paralizuar e si pasojë i duhet të ecë me karrocë.
Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, iu bashkua një protestë simbolike para kryeministrisë për gjendjen sipas tij të mjeruar në të cilën sipas tij ndodhen kategoria që përfaqëson.
Treguan se pensioni nuk u mjafton as për nevojat bazë, ndaj kërkuan më shumë ndihmë nga shteti.
Kërkojnë mundësinë për jetë dinjitoze
Të bashkuar thirrjen e kanë për kryeministrin që ti shohë me përparësi.
Përmes një mesazhi Presidenti Bajram Begaj apeloi për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuar përballë vështirësive si edhe për zbatim dhe respektim të të drejtave që i kanë të garantuara me ligj.