Pendohet Artan Tafani, prokurori Ajazi: Lëshuam 15 urdhërarreste për 2 ngjarje të vitit 2021 në Elbasan, kemi prova ligjore nga ekzekutori deri tek porositësi

Pendohet Artan Tafani, prokurori Ajazi: Lëshuam 15 urdhërarreste

Prokurori Kreshnik Ajazi ka dhënë një prononcim për megaoperacionin ‘Kurrë mos harro’, ku janë zbardhur një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve të kaluara. Ajazi u shpreh se si rrjedhojë e pendesës së Arif Tafanit, janë zbuluar një sërë lidhjes kriminale dhe janë zbuluar konkretisht dy ngjarje të rënda në Elbasan të vitit 2021.

Si rrjedhojë, janë lëshuar 15 urdhër arreste. Prokurori falënderoi për bashkëpunimin policinë e shtetit.

Prokuroria e Elbasanit ka zhvilluar hetimet për disa vepra panele. Këto procedime ja referojmë dy ngjarjeve të rënda  kriminale në Elbasan në 2021-shin.

Janë administruar prova të plota që lidhen me këto vepra penale në bashkëpunimin tonë me policinë e shtetit. Këta autorë kanë vepruar për baza përfitimi dhe konflikte interesi.

Nga ana e prokurorisë është lëshuar urdhër ndalimi për 15 persona në role dhe pozicione të ndryshme në shkeljen e ligjit.

Zbardhja e dy ngjarjeve të sipërcituara tregon zhvillime konkrete”, tha Kreshnik Ajazi.

I pyetur se kush mund të fshihet tjetër pas Laert Haxhiut, shtoi se hetimet janë dinamike ama zotërojnë prova ligjore si për ekzekutorët dhe porositësit.

“Hetimet janë në zhvillim për ngjarjet e rënda kriminale. Ne besojmë që kemi prova ligjore që nisin nga ekzekutori deri tek porositës. Duke vepruar për motive interesi hetimet janë dinamike.”, përfundoi kreu i Prokurorisë së Elbasanit.

EMISIONET