Peleshi: 160 efektivë të FA i bashkohen aksionit për shuarjen e flakëve në Pishë Poro

Peleshi: 160 efektivë të FA i bashkohen aksionit për shuarjen e

160 efektivë të Forcave të Armatosura, disa mjete zjarrfikëse e mjete të rënda iu bashkuan gjatë këtyre ditëve rreth 180 forcave zjarrfikëse dhe trupave të emergjencave civile të bashkisë së Fierit në aksionin për shuarjen e flakëve në Pishë Poro.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili theksoi se, situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit dhe erës, e cila ndryshon drejtim herë pas here.

“Të angazhuar për të shmangur çdo rrezik për zonën e banuar”, theksoi Peleshi.

Ndërkohë ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili ka falenderuar Greqinë për ndihmën e ofruar.

Faleminderit Greqisë, e cila në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile ju përgjigj menjëherë kërkesës së Agjencisë sonë të Mbrojtjes Civile me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Pishë Poro dhe Darëzezë në Fier.

Peleshi: 160 efektivë të FA i bashkohen aksionit për shuarjen e

EMISIONET