Pedagogët kërkuan rritje page, ministrja Kushi i përcjell me fjalë bosh: Do të vazhdohet dialogu

Pedagogët kërkuan rritje page, ministrja Kushi i përcjell me

Ministrja e Arsimit i ka nxjerrë duarbosh pedagogët që zhvilluan një takim me të në ministri për rritjen e pagave të tyre.

Në një prononcim për mediat, ata treguan se nuk gjetën dakordësinë me Ministren për rritjen e pagave.

"Ministrja e quan hata rritjen me 180 euro", tha ata.

Në këto kushte pedagogët deklaruan se do të vijojnë me protestat, ku në datën 5 tetor do ketë një tjetër tubim.

Ndërkohë, ministrja në një postim në Facebook shkruan se pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e ka tashmë në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve.

Ndërkohë, sipas saj do të vazhdohet dialogun për politikën e pagave jo vetëm me ta, por edhe me rektorët e universiteteve dhe grupet e interesit.

Draftimet e ministres Kushi:

- mbështetja e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

- rishikimi i udhëzimit për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve;

- rishikimi i procedurave për pagesën e orëve suplementare;

- rishikimi i kritereve për marrjen e titujve akademike;

- si dhe rritja e transparencës për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve.

Pedagogët kërkuan rritje page, ministrja Kushi i përcjell me

EMISIONET