PD: Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra

PD: Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke

Pas protestës së 8 janarit, Sali Berisha u rikthye në bazë të cilat i nisi nga qyteti i Lezhës në 31 vjetorin e themelimit degës. Ramën dhe Bashën i quajti binom dhe sipas tij ata kanë shpopulluar vendin duke larguar masivisht të rinjtë.

Por PD përmes një postimi në facebook e quan Berishën mashtues kronik dhe se demokratët panë fytyrën e tij të vërtetë në 8 janar, ndaj sillet vërdallë tani dhe tregon genjeshtra.

"I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD. Demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë" thuhet në deklaratën e PD-së.

EMISIONET