"PD po shkonte drejt shuarjes pas 25 prillit", Bozdo: Iniciativa e Berishës po kthehet në një vibrim për demokratët

Qëllimi i krijimit të "Foltores" nga zoti Berisha është rikthimi i pluralizmit në PD.

Ish-sekretari organizativ i PD, Eno Bozdo i ftuar në emisionin "Drejt" në RTV Ora tha se nuk mund të mohohet dëshira e Berishës për ta parë PD-në atje ku PD meriton të jetë.

Bozdo: Mendoj që cikli i politikës së Berishës ka qenë drejt përfundimit, ai vetë e ka shprehur dëshirën për një gjë të tillë. Gjendja dëshpëruese e PD-së, sidomos pas 25 prillit, PD po shkonte në një shuarje të ngadaltë. Ato pak zëra kritikë që ishin atje, u dëgjuan aq sa u dëgjuan dhe ne ishim përgatitur realisht për një situatë tjetër. Pavarësisht skepticizmit tim kur vjen puna te Berisha, më duhet ta pranoj se iniciativa e tij po kthehet në një vibrim për demokratët.

Bozdo u shpreh se ka shumë njerëz që mendojnë që partia e së nesërmes ka nevojë të tejkalojë lidershipin e zotit Berisha, të Bashës po se po.

Bozdo: Kemi nevojë për  një parti të ndryshuar, me të tjera kauza dhe fytyra. Rikthimin e Sali Berishës në këtë formë e përgatiti vetë Basha. Duhet një brez tjetër në PD, duhet një votim i brendshëm, ky është i vetmi mekanizëm që mund të zgjidh krizën. "Non grata" gur i rëndë në qafën e demokratëve nëse Berisha do të kthehet kryetar i PD-së.

EMISIONET