Beteja e Bashës me Ramën, çdo deputet do flasë 10 minuta, nuk ka pyetje për programin e qeverisë

Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme Kryesinë dhe grupin e saj parlamentar lidhur me aksionin e saj opozitar.

Në selinë blu u panë të hyjnë njëri pas tjetrit kryetari Basha, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Helidon Bushati, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Luçiano Boçi, Tomorr Alizoti dhe Edi Paloka, ky i fundit i pozicionuar qartazi në krah të Berishës.

Ndërsa munguan deputetët Noka dhe Shehu. Në fokus të mbledhjes së Grupit Demokrat ishte seanca e nesërme plenare ku pritet të votohet qeveria e re dhe programi qeverisës “Rama 3”.

Ora News mëson se në mbledhje është vendosur që çdo deputet të flasë 10 minuta, por nuk do drejtojnë pyetje për programin e qeverisë.

Ditën e nesërme në orën 18:00 Sali Berisha ka thirrur degët e kryeqytetit në atë që e quan si një aksion për shpëtimin e PD-së.  

Po ashtu, ka lëvizje brenda PD-së e cila i ka drejtuar Bashës një peticion për të mbajtur një referendum për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Nga ana tjetër, në PD udhëzimet janë që nuk ka kundërvënie ndaj Berishës, por të fokusohen vetëm tek arsyet pse është marrë ky vendim.

EMISIONET