PD kërkon ndryshimin e buxhetit 2022, të pezullohen PPP-të dhe ndërpriten pagesat për ta

Partia Demokratike kërkon që të ndërhyhet në pr/buxhetin 2022 dhe të ndërmerret një paketë serioze antikrizë për të mbështetur njerëz në nevojë dhe bizneset në prag falimenti.

Dorjan Teliti, anëtar i Këshillit Kombëtar I PD-së përmes një deklarate për median tha se paketa e parë mujore (prill – qershor) ishte thjesht një paketë lëmoshë dhe rezultoi më e ulëta në rajon duke mos i dhënë përgjigje nevojës reale per te luftuar efektet e krizes ndërkohë që nga 1 korriku nuk ka asnjë paketë mbështetëse 

“Nevojitet menjëherë ndërhyrje në buxhetin e vitit 2022.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të shkurtohen të gjitha shpenzimet operative jo te domosdoshme.

Të pezullohen të gjitha procedurat e prokurimeve publike që s’kanë lidhje me rritjen e ekonomise mirëqënies por vetëm per fryrjen e xhepave të një grushti njerëzish.

Të ndërpriten pagesat buxhetore për të gjitha PPP korruptive një orë e më parë (rreth 120 milione euro të parashikuara për 2022).

Çdo lek i kursyer nga masat e mësiperme dhe çdo lek shtesë që ka ardhur në arkën e shtetit si pasojë e rritjes së çmimeve (gjatë janar-qershor 2022 janë mbledhur 22.7 miliardë lekë më shumë vetëm nga TVSH krahasuar me janar-qershor 2021), ti kthehen qytetarëve dhe bizneseve" thuhet në deklaratën e PD-së

Ndërkohë deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka dalë me një reagim mbi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve duke e quajtur "një tjetër çertifikatë turpi për Edi Ramën dhe qeverinë e tij"

EMISIONET