PD e përjashtoi nga grupi parlamentar, Noka-Nikollës: Doni të fusni në thes opozitën dhe të kontrolloni pluralizmin

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla bëri me dije se PD ka përjashtuar disa deputetë nga grupi parlamentar i PD.

Flamur Noka në fjalën e tij në sesionin parlamentar, i është drejtuar Nikollës se ajo ka marrë urdhër që të jap një njoftim të tillë nga shoqata e bravave, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Lulzim Basha.

Noka tha se regjimit të Edi Ramës i duhet një shoqatë e tillë, pasi në këtë mënyrë mendon se mund të fus opozitën në thes dhe të kontrollojë pluralizmin.

Flamur Noka: Ju keni marrë urdhër nga kreu i regjimit që shoqata e bravave, shulave dhe llozave, e bunkerit të blinduar të trajtohet në mënyrë specifike dhe në mënyrë të veçantë nga ana juaj. E kuptoj se ju duhet një shoqatë e tillë, sepse në këtë mënyrë ju mendoni se do të fusni në thes  opozitën dhe mendon se do të kontrolloni pluralizmin, Deputetët nuk janë peng pavarësisht se ju keni marrë kreun e kësaj shoqate peng. Deputetët e PD janë të zgjedhur nga demokratët. Ju bëj me dije se me shkresën e datës 23,12 2021, drejtuar ju, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD i mandatar nga Kuvendi Kombëtar i PD, dhe vendimet janë në shkesën që ju ke i përcjellë. Është shkarkuar çdo institucion tjetër drejtues në PD. PD e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit të PD.

Noka tha se  PD e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit të PD.

 

EMISIONET