PD denoncon aferat e bashkisë Korçë: 32 shkelje, dëmi arrin vlerën 1 milion euro
Partia Demokratike e Korçë ka denoncuar abuzimet e bashkisë me fondet publike në këtë zonë. Sipas kryetarit të degës së PD Devis Osmani, janë konstatuar 32 shkelje me vlerë dëmi mbi 1 milion euro.
Në buxhetin e vitit 2023 sipas Osmanit janë rritur shpenzimet, si dhe numri i punonjësve me të vetmin qëllim, atë elektoral.
DEKLARATA E KRYETARIT TË PD KORÇË, DEVIS OSMANI
Bashkia Korçë dhe kryetari i saj, e investuar e gjitha në një propagandë bajate, me shkëlqime fasadash dhe drita festash po shfaq përditë e më tepër fytyrën e vërtetë të saj;
Një teatër marionetash, me ministrin që tund fijet dhe kryebashkiakun dhe të tjerët që hedhin këmbët.
Sot qyteti nën udhëheqjen e rilindasve për gati 16 vjet, ka përkeqësimin më të madh të shtimit natyror të popullsisë, duke u varfëruar edhe në burime njerëzore, përvec atyre ekonomike.
E shtrirë vetëm në dorën e një njeriu, apo në duart e "grupit të shokëve", nga “qyteti ku dua të jetoj”, sot mund të quhet pa frike, “ Qyteti ku vij vetëm në fundjavë”.
Buxheti 2023 ku propogandohet mirëqënia, rritet vetëm për punonjësit e administratës, (vetëm shpenzimet për paga dhe sigurime, zenë 40% të buxhetit) dhe numri i punonjësve në këtë bashki, (1 242) I rritur cdo vit, i sherben vetem kastës që mbështet këtë qeverisje lokale.
Qyteti ku patronazhistët janë hedhur në sulm për pëlqime dhe shpërndarje postimesh të kryetarit.
Fatura e shkeljeve dhe abuzimeve në shifra të konsiderueshme, është detaji kryesor që flet për keqqeverisjen, por mbi te gjitha për ndikimin e drejtpërdrejtë në xhepat e korcarëve.
Abuzimi, shkeljet ligjore , shpërdorimi i fondeve publike dhe i pronës publike, janë fjalitë që përdoren më shpesh në raportin e KLSH, shtator 2022.
Ky raport, është tregues i qartë se si ka vepruar bashkia Korçë me këto fonde dhe pronen publike,
Shifrat flasin vete.
Janë 32 shkelje, me vlerë dëmi mbi 1 milion euro. (Në ditët në vijim do t'iu informojmë për secilën prej tyre)
* Mosrealizimi i të ardhurave, i evidentuar nga ky raport, është tregues se bashkia ka vendosur taxa e tarifa për banorët dhe biznesin në shifra të papërballueshme por tregon gjithashtu se bashkia ka dështuar në skemën e mbledhjes së të ardhurave. Kjo është një shifër e konsiderueshme në vlerën e rreth 500 milion lekë.
* Të ardhura që realizohen rreth 50% për vite të tëra.
Po sipas raportit,
* pronat publike të bashkisë, zona pyjore e kullota, janë përdorur me lejen e saj për gurore, aktivitet prodhim energjie dhe shtrirje tubacionesh, akoma pa marre vendimin nga Ministria e Mjedisit për heqje nga fondi pyjor .
* Procedura prokurimi te hartuara nga persona pa licencë, dhe të miratuara nga kryetari i bashkisë.
* Procedura prokurimi ne shkelje te ligjit të prokurimeve, ku objekti I tenderimit nuk eshte fare në aktivitetin e subjektit fitues, sipas qkb.
* Mosrespektim të kuadrit ligjor për nxjerrjen e fondit limit, sipas specifikimeve teknike, duke sjelle mosargumentim të fondit limit. Kjo sjell keqperdorim të fondeve të prokuruara, në raport me llojin e procedurës.
* Cdo vit kryhen investime per te njejtat segmente rrugesh dhe bashkia Korcë, nuk nxjerr përgjegjësitë mbi shërbimin e kryer me parë, për të njëjtën zonë. Po ashtu nuk nxjerr përgjegjesitë për volumin e fondeve të investimit për të njëjtin shërbim, i cila kap shifra të ndryshme në vite të ndryshme (20 milion per 2020 dhe 39 milion per 2021).
Te gjitha keto abuzime, jane fonde që tejkalonë vleren e rreth 100 milion lekë ( ku 85 jane nga paligjshmeria e përdorimit të fondeve publike pa efikasitet dhe eficencë, ku kriteret nuk plotesojne tipologjine e procedures)
* Normativa konsumi të karburantit, të pabazuara në specifikimet teknike, duke lënë mundësinë e abuzimit me fondet për to.
* Leje ndërtimi të dhëna në shkelje, të cilat nuk plotësojne rregullat ndërtimore sipas zonave dhe në kundershtim me ligjin per mbrojtjen e zonës historike dhe ruajtjen e saj.
Këto ishin vetëm disa pika të cilat i citova nga raporti i KLSH.
Për të tjerat do të informoheni në vazhdim.
Ajo që shohim, është një panoramë e qartë e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me bashkinë e Korçës.
Abuzime, shkelje ligji dhe përfitime.
16 vjet pangopje për të përfituar.
Këto abuzime, qytetarët e Korçës do ti kenë mbi kurriz prandaj iu duhet dhënë fund njëherë e mirë në 14 Maj