PD bëhet bashkë, kërkon hetim parlamentar për investimet strategjike
Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit, 35 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në bregdet. Kërkesa për komision hetimor vjen pas refuzimit të mazhorancës për një kamion të posaçëm. Pas shume muajsh janë bërë bashkë firmat e deputetëve të PD-së qoftë të rithemelimit apo atyre që nuk e njohin ketë komision, bashkë me firmat e aleatëve.
Pas shume muajsh grupi parlamentare i Partisë Demokratike, duket se i ka lënë mënjane ndasitë duke i bashkuar firmat të për hetimin e mënyrës së zbatimit të ligjit për investimet strategjike.
Demokratët kërkuan komision të posaçëm për këtë çështje, por kjo u refuzua e në këto kushte Gazmend Bardhi, filloi procedurën për mbledhjen e 35 firmave, mes tyre edhe deputet që janë rreshtuar në krah të “Rithemelimit” duke dorëzuar zyrtarisht në kuvend kërkesën për komision hetimor.
Kërkesa për hetimin e kontratave të investimeve strategjike erdhën pas denoncimit se familjarë të ministrave apo zyrtarëve të partisë socialiste po përfitojnë prona publikë dhjetëra miliona euro.
Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike.
Demokratët në kërkesë theksojnë se qëllimi i komisionit do të jetë verifikimi në thellësi i ligjshmërisë së praktikave të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike dhe institucionet e tjera për dhënien e statusit të investitorit strategjik.
Deputetët e opozitës në kërkesë listojnë akuzat dhe e dala në media e për këtë i referohen pretendimeve të rastit të anëtarit socialist të Këshillit Bashkiak Tiranë, Gazmend Paja, familjarëve të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët që kanë përfituar statusin “investitor strategjik” dhe të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit.
Po ashtu objekt i hetimit kërkohet të jenë edhe problematikën me vendimet e dhëna në zonat e mbrojtura.