Masakron nënën me thikë, 50-vjeçarja në gjendje të rëndë, autori ishte i dehur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dukas të Patosit ku një 30 vjeçar ka plagosur nënën e tij me thikë. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e se martës, ku 30 vjeçari Klaudio Çobaj ka qëlluar disa herë me thike nënën e tij, Donia Çobaj. 50 vjeçarja është transportuar për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autori ka rënë ne prangat e policisë.

Klaudio Çobaj nga fshati Dukas I Patosit kishte vetëm një muaj që ishte rikthyer nga Gjermania ku punonte si emigrant.

Mëngjesin e së martës 30 vjeçari dyshohet se në gjendje të dehur i ka kërkuar para nënës së tij, dhe pasi ajo ka refuzuar t’i japë kanë debatuar verbalisht.

Pak minuta më vonë ai ka qëlluar disa herë me thikë 50-vjeçaren, Donika Çobajn.

Gjurmët e gjakut në oborrin e shtëpisë janë dëshmi e veprimit makabër që bëri I riu ndaj së ëmës!

Menjëherë pas ngjarjes, ai u arratis.

50-vjeçarja , u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa burimet thanë se ajo ka plagë në qafë, bark dhe kofshë.

Pak minuta pasi plagosi nënën e tij Klaudio Çobaj u arrestua, ndërsa ishte ende nën efektin e alkoolit.

Të tronditur nga ngjarja fqinjët thanë se Donika Çobaj jetonte vetëm kur i biri ndodhej në Gjermani, ndërsa nuk kishin dijeni për konflikte mes tyre.

“Shumë njerëz të mirë. Ai çuni të vriste zoti për të, jemi habitur të gjithë, se ishte i urtë.”

“Nuk e besova, thash se ishte gënjeshtër. Ajo ishte grua shumë e mirë. Kam fjalë të mirë.”

“Djali i shkëlqyer ishte.”

Policia tha se po heton për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e së martës në Dukas të Patosit.

Masakron nënën me thikë, 50-vjeçarja në gjendje

Masakron nënën me thikë, 50-vjeçarja në gjendje

EMISIONET