Shokët e Taçit në qeli për pastrim parash, si lëviznin italianët, udhëtimet e tyre në Shqipëri

Gjykata la në qeli bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi, të cilët akuzohen si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave. E ndërsa detaje të reja mësohen nga dosja hetimore në lidhje më lëvizjet e 2 italianëve në Shqipëri. Autoritetet kufitare shqiptare dhe Antimafia kanë të dhëna kontradiktore mbi hyrjen e tyre në vendin tonë

Gjykata ka caktuar masën e arrestit me burg për Bledar Lilën dhe Artur Ballën, dy bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi, të cilët akuzohen si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave. 

I pari kërkoi shpalljen e moskompetencës dhe lirimin e menjëhershëm me argumentin se nuk ka lidhje me ngjarjen pasi është thjesht një shofer.

Ndërsa Balla kërkoi shpallje të moskompetencës dhe caktimin e një mase më të butë sigurie si ajo e arrestit në shtëpi.

Udhetimi në Shqipëri

Në fund të seancës gjykata i la të dy në qeli. Por cilat janë lidhjet e shqiptarëve më italianët në këtë veprimtari kriminale dhe si vepruan këta te fundit në vendin tonë?

Sipas dosjes hetimore, autoritetet kufitare shqiptare kanë informuar se Francesco Zummo përmes kompanisë ajrore Cartier -Kiev ka hyrë në Shqipëri më datë 17 qershor 2021 ora 18.28 e Fabio Petruzello ka mbërritur në Tiranë më 18 qershor 2021 ora 16.38 nga Roma me një fluturim me Alitalia.

Por hetimet e Antimafias italiane kanë vërtetuar se të dy italianët kanë udhëtaur bashkë drejt Tiranës e kanë vërtetuar kontrollin doganor të pasaportave të tyre të kontrolluar njëri pas tjetrit në ora 15.02 e 15.03, vërtetuar nga lista e pasagjerëve.

Në të njëjtën ditë në ora 20.52 dy qytetarët italianë kanë udhëtuar pëmes kufirit të Muriqanit nga Shqipëria drejt Malit të Zi, në bordin e një automjeti.

Të nesërmen më datë 18 qershor ora 12.08 Fabio Petruzello e Francesco Zummo hyjnë nga Mali i Zi në Shqipëri e me destiancion Alpha Bank në Tiranë.

Në Alpha Bank, Fabio Petruzello ishte prezantuar si avokati i Francesco Zummo e sipërmarrësi kishte motivuar hapjen e llogarisë bankare në Shqipëri për transferimin e disa fondeve nga Zvicra, legjislacioni i së cilës nuk ja favorizonte e se sistemi financiar në Itali nuk ja lehtësonte këto investime.

EMISIONET