Paskuqan/ Plagos një person pasi konfliktohet për motive të dobëta, arrestohet 65 vjeçari

Paskuqan/ Plagos një person pasi konfliktohet për motive të
Foto Ilustruese

Një 65 vjeçar është arrestuar në Paskuqan pasi ka plagosur një person.

"65 vjeçari me inicialet  R. K.  është konfliktuar me shtetasin M. M dhe si pasojë e ka goditur këtë të fundit me mjet prerës", njofton policia.

Gjthashtu gjatë konfliktit i cili mendohet se ka ndodhur për  motive të dobëta 65 vjeçari i ka dëmtuar dhe mjetin me sende të forta personit në fjalë.

Mbi 65 vjeçarin, banues në Paskuqan, rëndojnë  veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

EMISIONET