Pas skandalit të arrestimit të Roven Zekës nga SPAK, zgjidhet drejtori i përkohshëm Policisë Rrugore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2025, 11:31
GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka, i cili u arrestua pÓr kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.
Raportohet se përkohësisht në detyrën e tij do të shërbejë Lorenc Shehu.
Sipas organit të akuzës, Zeka u arrestua pasi i ka marrë ryshfet 2 mijë euro një shofereje që u përfshi në një aksident rrugor në Tiranë më 16 prill së bashku me shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun