Pas orës 18:00 ulet me 6 lekë çmimi i naftës, nuk ndryshon gazi as benzina

Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e naftës, me 6 lekë. Nga pasditen e së mërkurës një litër naftë do të tregtohet me 249 lekë nga 255 lekë/litri që ishte më parë. Ndërsa çmimi i benzinës mbetet në 242 lekë/litri dhe i pandryshuar po ashtu mbetet edhe çmimi i gazit, i cili tregtohet 83 lekë me pakicë.

Vetëm një ditë nga mbledhja e fundit, Bordi i Transparencës vendosi të bëjë ndryshimin e tretë brenda 24 orëve të çmimeve të karburanteve në vend. Kështu këtë të mërkurë Bordi vendosi të ulë sërish çmimin e naftës, me 6 lekë për litër.

Kështu një litër naftë do të tregtohet me 249 lekë nga 255 lekë/litri që ishte një ditë më parë.

Ndërsa çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar nga ai që u caktua të martë ku u vendos shtrenjtimi  me 3 lekë për litër, duke arritur në 242 lekë/litri.

I pandryshuar mbetet çmimi i gazit, i cili tregtohet për 83 lekë me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

Në vendimin e tij Bordi sqaron se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në orën 18: 00 të së mërkurës dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Pas orës 18:00 ulet me 6 lekë çmimi i naftës, nuk ndryshon

EMISIONET