Pas dorëheqjes së Adrian Konit, Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara do të drejtohet nga Idriz Haxhiaj
Idriz Haxhiaj komandohet Drejtori i Përkohshëm i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pas largimit të Adrian Konit.
“Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) z. Adrian Koni, Ministri i Brendshëm ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë, z. Idriz Haxhiaj. Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së.
Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”.
Z. Haxhiaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme”, thuhet në njoftim.