Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Ansamblin Historik të Pallatit të Brigadave

Qeveria nuk heq dorë. Pas miratimit të një plani menaxhimi për parkun e Butrinit i cili ka shkaktuar debat publik të hapur dhe u rrëzua nga presidenti Ilir Meta, qeveria vendos të hartojë një plan menaxhimi dhe për Ansamblin historik të Pallatit të Brigadave.

Elva Margaritari: Kemi miratuar planin e menaxhimit të integruar të Ansamblit Historik Pallati i Brigadave. Kemi parë të gjithë potencialin e parkut për ta shndërruar atë në një formë të re menaxhimi që duhet të jetë një formë që i sjell vlera të shtuara vetë monumentit por dhe kemi parë dhe pjesën e bashkëveprimit me komunitetin, me universitetet për kërkimin shkencor dhe aspektet e fjetura të turizmit kulturor që i mungon asaj gjëje. Është një plan i hartuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, ka ardhur si rrjedhojë e Paktit për Universitetin.

Ende nuk dihen shumë detaje lidhur me këtë plan menaxhimi ndërkohë ministrja pranoi se do të ketë ndërtim në zonën e Manastirit por që ajo do të jetë  qendër e vizirorëve, një "aset i munguar" siç tha ministrja.

Elva Margaritari: Plani i menagjimit të Butrintit ka vendosur në vëmendje  si të vetë institucioneve shtetërore këtu po ashtu bazuar në unifikimin e zonave të mbrojtura aty ku këto zona kanë humbur statusin e tyre. Zona e hequr prej 800 hejktarësh është zona e Ksamilit një zonë e urbanizuar oprej kohësh dhe kjo zonë ka qenë deklaruar dhe zonë me potencial arkeologjik.  Nga 2014 kemi parë mungesë të potencialit arkeologjik në këtë zonë. Nuk prekim asgjë që ka vlera mjedisore apo arkeologjike. Sa i përket zonës së Manastirit vazhdon të ketë një status fetar dhe nuk ka rishikime për tju hapur rrugën këryre shërbimeve.  Ndërtime në zonë nuk do të ketë përveçse shikimit që po bëjmë  për qendrën e vizirorëve që është një aset i munguar për të plotësuar standartet e UNESCCO dhe si i tillë do të shikohet brenda të gjitha kritereve.

EMISIONET