Pas 9 vitesh, Sali Berisha merr sërish drejtimin e PD-së

Ka ndodhur ajo që pritej tashmë; Sali Berisha është zgjedhur në krye të Partisë Demokratike ditën e sotme me votat e demokratëve.

Sipas të dhënave që publikoi Albana Vokshi lidhur me raportimet nga qendrat e votimit, Berisha udhëheq me mbi 10-fish të votave kundrejt Elezit.

Në selinë blu në kryeqytet janë mbledhur demokratë dhe simpatizantë të shumtë të cilët presin rezultatin dhe ardhjen e Berishës në parti.

Kështu, Sali Berisha kthehet në krye të PD-së pas 9 vitesh, kur demokratët humbën pushtetin përballë Edi Ramës dhe Berisha dha dorëheqjen.

Ai ia la në drejtim Lulzim Bashës partinë, por ky i fundit nuk mundi ta sillte në pushtet PD-në, madje duke djegur mandatet dhe duke i lënë gjithë bashkisë të majtës.

Pas humbjes së 25 prillit , në 9 shator 2021 u bë përjashtimi nga grupi parlamentar i Berishës nga Basha, gjë e cila solli edhe një futunë në PD.

Berisha dhe Basha nisën të akuzoheshin mes tyre, ndërsa partia u nda në dy kampe që përkrahte dy liderat, përkrahje që reflektohet edhe sot në grupin parlamentar.

Berishë sot, merr drejtim e partisë së tij, por përballë ka edhe SHBA-të, që kanë deklaruar se nuk do të kenë marrëdhënie me një PD me Berishën në krye.

Total: 43.680 vota

Berisha 40.820 vota, 93.45%

Elezi 2532 vota, 5.8%

EMISIONET