Pas 8 Janarit, Berisha rikthehet në bazë: Rama mbrojti Bashën me urdhër nga Beogradi

Pas protestës së 8 janarit, Sali Berisha u rikthye në bazë të cilat i nisi nga qyteti i Lezhës në 31 vjetorin e themelimit të degës.

Ramën dhe Bashën i quajti binom dhe sipas tij ata kanë shpopulluar vendin duke larguar masivisht të rinjtë.

Sali Berisha:“Sot jemi përballë një armiku të egër të pluralizmit, që përveç Enver Hoxhës, Shqipëria nuk ka pasur një të dytë. Kreu i Meduzës mendon se do të mbajë peng Lulzim Bravën do të mund të vijojë të shkelmojë mbi të drejtat dhe interesat e shqiptarëve. Të përzërë nga Shqipëria të rinjtë e këtij vendi”

Akuzat ndaj Bashës nuk i kurseu as për Kuvendin e 18 dhjetorit dhe as për protestën para selisë qendrore. Urdhërat për ruajtjen me polici sipas tij vinin nga Beogradi

Sali Berisha: “Se kjo ish parti se tani jeni ju, u thotë ju me zërin e zëdhënësit të Lul Bravës, Jemin Gjanës se këta këtu nuk janë 1800 por 5400. Më 8 janar në një skenar të parapërgatitur ai vërsuli me kërkesa direkte edhe nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditët kundër demokratëve paqësore. Do të thoni pse e thoni ju. E them se Baton Stalishiçi e ka marrë 6 herë në telefon Edi Ramën pas urdhrave nga Beogradi mbro Lul Bashën, mbro Lul bravën”

Berisha u shpreh se misioni i tij i vetëm mbetet ringritja e Partisë Demokratike dhe selia do tu rikthehet demokratëve.

Sali Berisha: “Ne jemi në mision aman.  Në misionin e shenjtë të kthejmë shtëpinë shqiptarëve. Revolucioni ynë nuk ka të ndalur”

Turi i takimeve të liderit historik të PD do të vazhdojnë më tej me Shkodrën dhe në të gjithë Shqipërinë ku Berisha ka paralajmëruar një tjetër protestë për marrjen e selisë së PD në fund të muajit Janar. 

EMISIONET