“Partia e Lirisë tashmë ka bosht më të gjerë”, Braimllari: Fokusi i vendosur në 3 drejtime

Endrit Braimllari Sekretar Organizativ i Partisë së Lirisë thotë se të gjitha strukturat e Partisë së Lirisë po riorganizohen.

Gjatë fjalës së tij në “Drejt” në RTV ORA Braimllari tha se Partia e Lirisë  tashmë ka një bosht më të gjerë se ç’kishte LSI tani fokusi është i vendosur në 3 drejtime.

Endrit Braimllari: Patëm një takim me strukturat e Tiranës për të riorganizuar degët. Gjithë strukturat po riorganizohen për një parti gati për procesin zgjedhor dhe që ju jep të rinjve dhe të rejave hapësira. Tanimë ka një bosht më të gjerë se ç’kishte LSI tani fokusi është i vendosur në 3 drejtime. Denoncimi mbi aferat e qeverisë protestat qoftë lokale dhe kombëtare dhe organizimi i brendshëm i partisë pasi tashmë ka një emër tjetër.

EMISIONET