"Paratë e konfiskuara nga krimi do i jepen policëve për orët shtesë", Nano: Përpiloni listat kush s'është paguar

"Paratë e konfiskuara nga krimi do i jepen policëve për

Kreu i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano, në vendimin e tij të parë, ka vendosur që t'u jepet detyrimi i prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë, për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të 12 qarqeve që të përllogarisin detyrimin ekonomik që i kanë policëve, në mënyrë që të kompensohet secili prej tyre.

Mësohet se vetëm 4 drejtori në qarqe, nga 12 të tilla e kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre  në Financën Qendrore të Policisë edhe pse urdhri është dhënë 4 ditë më parë.

Ende nuk është bërë me dije afati i përmbylljes së këtij procesi. Brenda vitit 2021 mësohet se do të bëhet kompensimi i plotë për secilin efektiv ndaj të cilit shteti ka detyrime.

I njëjti burim pohon se këto orë shtesë dhe prapambetje pagesash financiare do të mbulohen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi gjatë operacioneve të ndryshme./OraNews/ 

EMISIONET