Parashikimi i studentit të historisë: Trump rikthehet president i SHBA në 2024, Berisha kryeministër në 2025


Në takimin virtual të ish-kryeministrit Berisha me shqiptarët në SHBA nuk munguan dhe parashikimet për të ardhmen politike që e pret Amerikën dhe Shqipërinë.

"Dua të bëj në parashikim. Në 2024 Donald Trump do të vijë sërish president i SHBA dhe në 2025 Sali Berisha do të vijë sërish kryeministër i Shqipërisë" tha një student i historisë nga Berati që studionte në Filadelfia.

Ndërkohë për Berishën pati një pyetje konkrete: "Kur do fillojmë protestat e fuqishme për rrëzimin e qeverisë Rama?"

Berisha: Edhe Foltorja është një thirrje e fuqishme për protestën. Në çdo Foltore ku shkoj u rikujtoj shqiptarëve një thënie të pavdekshme të kancelarit gjerman Helmut Kohl. Ai thoshte për gjermano-lindorët që vinin në Gjermaninë perëndimore duke ecur qindra kiometra: "Bashkatdhetarët e mi po votojnë me këmbët e tyre".

Nëse ne nuk votojmë me këmbët tona ju garantoj se nuk do të votojmë dot me duart tona. Ndaj dhe ne po angazhohemi dhe do të angazhohemi në protesta të fuqishme që kanë vetëm një qëllim: Tu hapin rrugën shqiptarëve që të votojnë të lirë si të gjithë qytetarët e tjerë të vendeve të lira, ky do të jetë objektivi kryesor i tyre.

EMISIONET