Vihen në pranga 4 punonjës të Universitetit Buqësor të Tiranës për tenderin me vlerë 10.5 milionë

Vihen në pranga 4 punonjës të Universitetit Buqësor të

Janë vënë në pranga 4 punonjës të Universitetit Buqësor të Tiranës. 

“Katër punonjësit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën.”, njofton policia

Arrestimi i tyre u bë falë operacionit policor të koduar “Tenderat” pas kallëzimit të bërë nga punonjësi me inicialet A.Ç., në lidhje me një tenderim nga ana e subjektit Gjelbërimi sh.p.k.

Punonjësit e arrestuar mbanin detyrat punonjësi A. R., 62 vjeç, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë; punonjësiT. B., Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, punonës R. S., 59 vjeç specialist i Sektorit të Bujqësisë dhe punonjësi A. M. 64 vjeç,me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.

Shtetasi A.Ç., ka kallëzuar lidhur me tenderin se sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë.

Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen dhe ka deklaruar se malli per shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë.

Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të shtetasit A.R.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet në pronësi të shtetasit A. R. dhe 5 aparate celulare.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET