“Para në duar të sigurta, qytetarët mund të flenë rehat” Ja çfarë thotë eksperti i ekonomisë për bonot e thesarit
Qeveria ka nisur një fushatë ku inkurajon qytetarët që të investojnë kursimet e tyre në bonot e thesarit të qeverisë. Por sa të sigurta janë këto investime dhe çfarë përfitojnë qytetarët?
Për të folur për këtë në një intervistë për RTV Ora më gazetaren Besmira Pelushaj ishte eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli.
Sipas tij qytetarët duhet ta dinë që është moment që investimet e tyre ti investojnë në ato që quhen lekët qeveritare.
Fatos Çoçoli: Qytetarët duhet ta dinë që është moment që investimet e tyre ti investojnë në ato që quhen lekët qeveritare. Janë investime që nuk falimentojnë kurrë. Janë aq të sigurta sa shtëpia që ke apo pronat e tjera që nuk i lëviz njeri madje as një tërmet. Është moment tani sepse për shkak të inflacionit të lartë kostoja e parasë është shtrenjtuar fort. Tani e kemi paranë që pot ë jepet diku në formën e një letre me vlerë ka vlerë në atë që të siguron një për qindje me interes te qytetarët. Konkretisht në rast se 2 pensionist kanë kursimet e tyre 1 milion lekë të reja dhe duan ti vendosin në një bono thesari. (bono është letër detyrim qeveritar për paratë që ti si qytetar i jep) Qeveria si rrallë herë u thotë qytetarëve blini bono thesari. Është një bono më shumë sesa 1 vjeçare.
Sa fitimprurës mund të jetë një investim i tillë?
Fatos Çoçoli: Në rast se kemi 1 milion lekë të reja shkojmë pranë një banke tregtare. Ajo të tregon që do të zhvillohet ankandi i bonove të thesarit 1 vjeçar. Në këto momente që flasim fitimi është 2.5 për qind në vit. Më parë ka qenë dhe më poshtë se 1 për qind.
Cili është rreziku i investimit në bono thesari?
Fatos Çoçoli: Shteti nuk falimenton kurrë. Këto janë detyrime shtetërore. Nuk ka rrezik, rreziku i vetëm është që të na bien nja 5 tërmete katastrofike e sistemi të mos jetë në gjendje të paguajë më detyrimet e veta. Ky është rreziku i vetëm. Qytetarët mund të flenë rehat se ato para i kanë në duar të sigurta dhe interesi për momentin është tërheqës.