Pamjet tregojnë se ishte një rrjet i mirëorganizuar pas parcelave me kanabis në Gjegjan

Opozita një ditë më parë ka hedhur akuza të rënda mbi operacionin RENEA për zbulimin e parcelave të kanabis në Qafën e Helmit në Gjegjan të Pukës. Ora Neës sjell pamjet e këtij operacioni.

Sipas PD forcat e rendit kanë zbuluar sipërfaqe të mbjella me lëndë narkotike. Ato thonë se fillimisht është ndaluar oficeri i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj, por ai është liruar pasi është i afërm i kryetarit të Bashkisë së Fushe Arrësit Fran Tuci

Edhe në deklaratën zyrtare të policisë së shtetit edhe pse pranohet se në operacioni janë zbuluar sipërfaqe me kanabis nuk rezulton të ketë persona të ndaluar.

Madje nuk jepen të dhëna mbi bimët e shkatërruara.

Madje për mediat saktësohet se për shkak se zona ishte në terren të vështirë malor është përdorur helikopteri dhe efektivët kanë zbritur me litar në parcelë.

Pamjet tregojnë për një rrjet të mirëorganizuar, pasi trafikantët kishin ngritur ambient për të qëndruar dhe para se të largoheshin kishin lënë ushqime dhe pije.

EMISIONET