PAMJET/ “Hakmarrja” me tritol, në fasadën e jashtme të pallatit te banesa e Ilir Koçiljas shkruhet: “Endacaku vrasës”!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2024, 10:32
Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse te banesa e Ilir Koçiljas në Durrës.
Shpërthimi te banesa e Ilir Koçiljas, në fasadën e jashtme të pallatit është shkruar “endacaku vrasës”.
Lidhur me ngjarjen e djeshme mësohet se policia ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, ku është pikasur dhe autori i dyshuar i veshur me kapele dhe kapuç.
Më 14 shkurt, Ilir Koçilja vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka, për një vend parkimi.