Paloka: Rama i zhytur kokë e këmbë, paraja e shërbimet ruse janë ulur këmbëkryq në kryeministri

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se në Shqipëri qarkullojnë miliona e miliona euro dhe shërbimet ruse janë ulur këmbëkryq në kryeministri.

Gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Anila Zyberi,  Paloka tha se çështja e financimit të PD nga paraja ruse po shfrytëzohet për të shkatërruar PD-në favor të Edi Ramës.

Edi Paloka: Rama në çdo aktivitet ndërkombëtar gjithë shqetësimin e ka ti thotë ndërkombëtarëve mos e sulmoni Serbinë, mos e vini në presion. Dhe kjo prej Rusisë. Po bëjmë gjithë këtë zhurmë për një rast hipotetik të pafaktuar për Bashën. Këtu qarkullojnë miliona e miliona euro dhe shërbimet ruse janë ulur këmbëkryq në kryeministri dhe bëjnë sikur nuk i shohin. Është si debati që bëhet ndaj bashkëpunëtorëve të sigurimit. Po shfrytëzojnë këtë çështje për të shkatërruar PD-në favor të Edi Ramës.

"Edhe para se të shpallej non grata Berisha qëndrimet e ambasadores kanë qenë pro Edi Ramës e kudër PD. Tani Bashën e shitën por kërkojnë që njolla e Bashës ti ngelet PD.  Se kë takon kjo ambasadore nuk më intereson fare. Nuk besoj se ka më mundësi ta përdorë këtë çështje kundër PD, nuk do të njollosi dot njeri PD me këtë çështje. I zhytur kokë e këmbë nga paraja ruse është kryeministri i cili mbështetet nga kjo ambasadore."

EMISIONET