Paketa fiskale, Ibrahimaj pranon dështimin me taksimin. Braçe kundër Ramës, PD propozon uljen e TVSH për produktet e shportës

Paketa e fiskale e prezantuar nga qeveria për vitin e ardhshëm ka hasur në kundërshtimin hjo vetëm të oppozitës, por edhe të përfaqësuesve të mazhorancës në Kuvend. Socialisti Erion Braçe deklaron hapur se kjo paketë godet më të dobëtit. Ndërsa ministrja e Ekonomisë pranon dështimin me politikat e taksimit nga qeveria për fermerët. Opozita iu rikthye amendamentit të saj për uljen e TVSH-së nga 20 në 6 përqind për produktet e shportës.

Në mungesë të debateve dhe replikave të ndërsjella mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në diskutimin e fundit në Kuvend për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2022, Partia Demokratike prezantoi një amendament për uljen e TVSH-së nga 20 % në 6 % për produktet e shportës. Arsyet e kësaj nisme i prezantoi deputetja Jorida Tabaku.

Tabaku:  Duke patur parasysh situatën e vështirë ekonomike, grupi i parlamentar i PD-së gjykojë që duhet të prezantojmë një amendament për uljen e TVSH për produkte e shportës ushqimore nga 20% në 6% si një mjet për të nxitur konsumin. Kjo nuk duhet parë si masë që shkakton rënie të ardhurash në buxhetin e shtetit.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pranoi se qeveria shqiptare ka ndjekur një politikë të gabuar sa i përket taksimit.

Ibrahimaj: Ne mendonim se duke reduktuar taksat fitimet do shkojne në xhepat e qytetarëve por nuk ndodhi kështu. FMN nuk mbështet uljen e TVSH për produketet e shportës, sepse reduktimet e normës së TVSH nuk përkthehen në ulje të çmimeve.

Edhe deputeti socialist, Erion Braçe prezantoi të enjten një sërë amendamentesh në Kuvend, pasi sipas tij me këtë paketë goditet më i dobëti.

Braçe: Të hiqet TVSH për të gjitha furnizimet e hoteleve me 5 yje. Mjafton 1 favor, te drejten qe u kemi dhene per te organizuar lojera fati. Qeveria e bën zero kompensimin e fermerit. Problemi është te bujku dhe grumbulluesi, eksportuesi me zero në TVSH është i përjashtuar nga këto probleme. Me 20% TVSH në shitje, humbja për grumbulluesin është e madhe.

LSI nga ana e saj ka paraqitur 7 amendamente që lidhen me rritjen e buxhetit për bujqësinë, pagat e mësuesve si dhe rritjen e mbështetjes financiare për rimbursimin e barnave për të infektuarit me Covid-19.

Në fund të diskutimeve opozita i bëri thirrje ish-zv/kryeministrit Erion Braçe të mos e votojë buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2022.

Leskaj: Mos e votoni këtë buxhet dhe paketen fiskale.

Spaho: Të paktën të votojmë 2 amandementet e zotit Braçe. Do e fusim bujqësinë në kolaps.

EMISIONET