Pagesat pa fund për rrugën Qukës-Qafë Plloçë/ KLSH zbulon dëmin me rreth 400 mijë dollarë, rruga u dëmtua pa përfunduar

Miliona dollarë dëm ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit në rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Pagesa për punime të pakryera, kosto të shtuara nga shtyrja e afatit që duhej të përfundonte dy vite më parë, por edhe pagesa pa nisur puna janë disa prej konstatimeve në projektin që zgjat prej vitesh.

Pikërisht në momentin kur qeveria ka siguruar një tjetër kredi për rrugën Qukës- Qaf Plloc, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkeljet me punimet e zhvilluara deri më tani.

Sipas raporton edhe në këtë aks rezulton se janë bërë pagesa për pune të pakryer, konkretisht në tre zëra që kapin një vlerë prej 10 mijë dollarësh duke shkaktuar një dëm në buxhetin e shtetit.

Më tej nënvizohet se vepra duhej të ishte përfunduar në 31 mars të vitit 2020 por si pasojë e shtyrjes së afateve sërish kemi kosto në kurriz të taksapaguesve. Si pasojë e shpenzimeve shtesë për sigurime, kosto e operimit të automjeteve në disponim të mbikëqyrësit të punimeve, kosto laboratori dhe pagesa për drejtues mjeti është shruar një tjetër vlerë prej 363 mijë dollarësh vlerë e cila sipas klsj përbën efekt negativ financiar.

Po ashtu nga ku afat janë realizuar shpenzime të tjera për aksesin e mbikëqyrësit të punimeve. Për këtë periudhë këto shpenzime janë shtuar me vlerë 577,055.6 USD që po ashtu konsiderohet efekt negativ financiar , e cila vjen si pasojë e mos realizimit të punimeve në afatin e përcaktuar në kontratë.


Por nuk kanë munguar as dëmtimet nga punimet. Në Lotin dy, thuhet në raport në një distancë rreth 300 m, trupi i rrugës është zhvendosur plotësisht duke bërë të papërdorshme edhe punimet e realizuara më parë për ndërtimin e murit mbajtës me gjatësi 150 m, shtresave rrugore, gërmimet etj. Nga përllogaritje të përafërta, vlera e punimeve të cilat janë realizuar dhe janë dëmtuar arrin në shumën 76 mijë USD, vlerë e cila përbën rritje të kostos së projektit.

Por pagesat e tepërta kanë nisur ende pa nisur projekti. Audituesit kanë konstatuar se janë likuiduar shpenzime për automjete në përdorim të konsulentit, ndërkohë që automjetet nuk ishin vënë akoma në disponim, vlera në këtë rast shkon në 33 mijë e 120 dollarë që kërkohet të kthehen.

Më herët opozita ka akuzuar për vonesa për përfundimin e projektit të nisur rreth 10 vite më parë.

EMISIONET