Padia e Grida Dumës ndaj Erion Veliaj për shpifje, SPAK kërkon pushimin e çështjes: Kryebashkiaku s'ka shkelur ligjin

Padia e Grida Dumës ndaj Erion Veliaj për shpifje, SPAK kërkon

Deputetja e PD-së, Grida Duma paditi për shpifje kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliaj më 24 mars të këtij viti.

Padia u ngrit pas akuzave të Veliajt në adresë të Dumës si trafikante apartamentesh, se ajo është pjesë e investimeve në pallate në Tiranë dhe se është gjykuar për mashtrim.

Ora News mëson se SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes. Sipas prokurorit Behar Dibra kryebashkiaku s'ka shkelur ligjin dhe s'ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.

Gjykata është tërhequr për vendim i cili do të jepet më 13 dhjetor në orën 15:30.

EMISIONET