Pa transport publik/ Banorët e Moravës dhe Drenovës udhëtojnë drejt Korçës në këmbë

Një urban privat që mundësonte transportin e rreth 800 banorëve të fshatrave Moravë dhe Drenovë prej të paktën 7 muajsh ka ndërprerë punën.

Shkak sipas banorëve u bënë kostot e larta të karburantit por edhe konkurrenca e taksive që punojnë në të zezë.

“Duhet të ndalohen taksistët që punojnë në të zezë.”

Për të udhëtuar drejt Korçës ku shkojnë për të marrë shërbime të ndryshme atyre u duhet të presin gjatë deri sa të mund të gjejnë një taksin.

“Duhet të marrësh taksinë dhe ta paguash.”

“Ikim në Korçë e presim për orë të tëra për makinë.”

Përveç kohës edhe harxhimet janë më të larta. Shumë prej banorëve janë në moshë pensioni e thonë se nuk i përballojnë dot shpenzimet e udhëtimit me taksi.

“Aq para kemi ne po të marrim taksi nuk na del hesapi.”

Shpesh herë zgjedhin që rrugën nga fshati i tyre drejt Korçës apo edhe anasjelltas të përshkojnë në këmbë.

“Mirë se unë jam i ri e iki në këmbë po unë i moshuari?

Banorët kërkojnë një zgjidhje nga pushteti lokal pasi me nisjen e vitit shkollor mungesa e transportit përveç tyre do të penalizojë edhe nxënësit.

EMISIONET