Pa shkollë, ujë dhe rrugë, banorët e Kërkovës në Vlorë: 3 halle që na vështirësojnë jetën

Bankat e dritaret e thyera, dhe suvaja e rënë, janë dëshmi e harresës nga institucionet për shkollën në fshatin Kërkovë të Vlorës.

E ndërtuar në vitin 1994, objekti sipas banorëve nuk ka njohur asnjë investim të mëvonshëm.

"Shkolla është copë-copë, s'ka nga të shkojë më keq." 

Ndërhyrjet e vetme i kanë vetë komuniteti.

"Këtu çdo gjë që shikoni ju këtu, e ka bërë vetë komuniteti, sepse këtu ishte plotë më mbeturina. Na premtuan se do na sillnin kazanë, as kazanë nuk sollë , asgjë."

Por Shkolla nuk është i vetmi problem i fshatit Kërkovë.

Pa shkollë, ujë dhe rrugë, banorët e Kërkovës

Banorët ankohen për ujin e pijshëm dhe infrastrukturën

"Kemi problem rrugën, kemi problem ujin që janë dy gjëra elementare. Ujë kemi një herë në 48 orë, një ditë po një ditë jo. Shumë keq. Kemi ngritur problemin, nuk kemi lënë më vende pa kërkuar ndihmë, edhe për shkollën edhe për të gjitha."

"Kam makinë por dal me gomarin në fshat, sepse makina bëhet copa. Nuk ka as rrugë, asgjë."

Kërkova është vetëm 12 kilometra larg Vlorës, por 200 familjet që jetojnë në fshat thonë se ndihen të harruar e të braktisur nga të gjitha institucionet.

EMISIONET