Pa roje bregdetare, ndjekje penale/ Klosi: Nëse mbytet një pushues, dënohet pronari i biznesit

Shqipëria dhe greqia duket se kanë gjetur dakordësinë për të shmangur vonesat e pushuesve në kalimin e kufirit. Nga Saranda ministri Blendi Klosi deklaroi dhe një herë ndjekjen penale të subjekteve që nuk garantojnë rojen bregdetare

Nga Saranda Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, paralajmëroi edhe një herë se do të ketë ndjekje penale për të gjithë bizneset që nuk garantojnë rojen bregdetare

“Të mos ketë pandëshkueshmëri, dhe natyrisht të ketë menjërëherë reagim nga forcat e rendit.”

Duke marrë parasysh paqartësitë në kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të masave të pandemisë së Covid 19, Klosi siguroi se nuk do të ketë vonesa në qarkullim.

“Jam takuar personalisht me ministrin e turizmit të Greqisë, dy herë. Greqia ishte nga të parat që e hapi kufirin me Shqipërinë për të lejuar pushuesit të vijnë në Shqipëri. Shpresoj që edhe situata e Korfuzit të zgjidhet."- tha ai. 

Për ministrin e turizmit objektivi i tij është që deri në vitin 2025, Shqipëria të arrijë deri në 10 milionë turistë.

“Politika e qeverisë shqiptare është për të forcuar turizmin detar, për të krijuar në Shqipëri atë biznes që është shumë i nevojshëm që i mungon turizmit shqiptar. Po punojmë shumë shpejt për të lehtësuar të gjithë legjislacionin.”

Edhe pse Shqipëria tashmë ka lehtësuar ndjeshëm masat në kuadër të sezonit turistik, ministri u kujton qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të mos humbin vëmendjen ndaj virusit.

EMISIONET