"Ora News zë dinjitoz mediatik" Luan Rama: Ylli Ndroqi ka krijuar hapësirën që gazetarët të punojnë si profesionistë

Luan Rama autori i emisionit Drejt në RTV Ora në një intervistë me gazetaren Besmira Pelushaj në RTV Ora foli lidhur me rolin e telvizionit Ora në këto 16 vite që nga nisja e transmetimit.

Luan Rama thotë se "Ka arritur të krijojë një profil të vetin mbi informacionin e saktë, ky angazhim si një institucion i së vërtetës e ka bërë Orën një zë dinjitoz në tregun mediatik shqiptar'.

Luan Rama: 16 vite nuk janë shumë parë në kontekstin e institucineve prestigjioze në botë por në kontekstin shqiptar 16 vjet janë histori e mbushur me përpjekje me luftë ashtu siç janë 16 vjet histori nëpër të cilën kanë kaluar gazetarë, operatorë, skenarist e të gjithë ata që nuk shfaqen në ekran por pa të cilët nuk merr vlerë funksioni që do të mbush. Ka arritur të krijojë një profil të vetin mbi informacionin e saktë, ky angazhim si një institucion i së vërtetës e ka bërë Orën një zë dinjitoz në tregun mediatik shqiptar. Ky televizion ka shërbyer si shkollë për emra të mësdhenj që edhe se nuk janë tek Ora, shkëlqejnë atije ku janë.

Jo çdo gjë ka qenë e lehtë. Këtë e thotë edhe autori dhe moderatori i televizionit "Drejt" i cili shprehet se "Ora është gjendur në paragjykim, në goditje të pamerituara".

Por sipas tij qasja kah së vërtetës "Ka bërë dhe që të fitojë admirimin e atyre që na ndjekin".

Luan Rama: Ora është gjendur në paragjykim, në goditje të pamerituara dhe është bërë pre e një marrëzie që ngatërron raportin e institucioneve stetërore me individ të caktuar me raportin që kanë me një institucion mediatik. Frekuencat do të përdoren në të mirë të publikut për të çuar të vërtetën. Ta thuash të vërtetën dhe të bëhesh zë i së vërtetës nuk është e lehtë. Përballja me luftën me të vërtetë ka rritur profesionalizmin. Ka bërë dhe që të fitojë admirimin e atyre që na ndjekin.

Meritë për punën profesionale të këtij televizioni ka pronari i i televizionit për të cilin Rma thotë se "ka ditur shumë mirë të krijojë hapsirën e nevojshme që gazetarët të bëjnë punën si profesionist dhe jo si shërbëtor të pronarit apo interesave të tij".

Luan Rama: Të ndash biznesin dhe të mos e përdorësh median si një instrument në funksion të biznesit është një gjë e madhe. Pronari i Yldon Media Grup zoti Ndroqi ka ditur shumë mirë të krijojë hapsirën e nevojshme që gazetarët të bëjnë punën si profesionist dhe jo si shërbëtor të pronarit apo interesave të tij. Kjo është një arritje dhe këtë mund ta dëshmojnë ata që kanë punuar tek Ora.

Ai dha dhe një urim në 16 vjetorin e krijimit të këtij televizioni.

Luan Rama: Urimi është që Ora News dhe Ora si simbolik e televizionit të vazhdojë të punojë me ritmin me koherencën dhe saktësinë që punojnë orët me të cilat ne ecim me ditët dhe netët tona pasi vetëm kështu mund të imponohet si një zë ku çdo qytetar mund të gjejë atë që do.

EMISIONET