Vrasja në Shkodër, dëshmia e djalit: Autori ishte i vetëm dhe në këmbë. Pse qëllova me shotgan

Ora News zbardh dëshminë e djalit të 70 vjeçarit që mbeti i vrarë mbrëmjen e 15 qershorit 2022 në Shkodër.

Lulash Qepuri ishte i ulur në karrige me rrota para lokalit në pronësi të tij kur autori me maskë ësht♪ afruar dhe ka qëlluar drejt viktimës.

I moshuari vdiq në spital
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Djali i tij që ndodhej bashkë me të në lokal ka dhënë dëshminë e tij përpara policisë se si ndodhi ngjarja dhe pse përdori shotganin.  

“Ndodheshim në lokalin tonë në Stom Golem bashkë me babain. Një person i maskuar në fytyrë u afrua dhe qëlloi me pistoletë në drejtim të babait duke e lënë të plagosur rëndë. Në atë moment u mundova që me shumë shpejtësi të futem brenda për të marrë armën e gjuetisë që e kemi me leje për t’u vetëmbrojtur, por kur dola unë autori ishte larguar.
Ka ardhur nga ura e Bardhajve në drejtimin tonë, i vetëm në këmbë dhe po ashtu është larguar në atë drejtim duke vrapuar. Qëllova me shotgan por kishte ikur me shpejtësi.

Në atë moment telefonava ambulancën për ndihmën e shpejtë dhe policinë duke i thënë se më kanë vrarë babën.
Nuk e di se kush mund të jetë autori,"
mësohet të ketë thënë ai.

Vrasja në Shkodër, dëshmia e djalit: Autori ishte i vetëm

EMISIONET