Momenti kur djali me kapuç vë dinamitin në shtëpinë e Armando Dukës. Hetohet dhe konflikti FSHF- Veliaj

Ora News sjell pamjet që kanë filmuar kamerat e sigurisë pranë banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.

Eshët ora 22:03 e 24 janarit 2022. Një djalë i ri me kapuç në kokë dhe maskë afrohet tek banesa me një sasi eksplozivi prej 200 gr tritol instaluar me një fitil zjarrpërcjellës në dorë.  Djali ndez lëndën plasëse dhe e lë mu pranë mekanizmit të portës kryesore të shtëpisë së presidentit të FSHF-së.

Në momentin që djali ndez fitilin dhe e hedh tek dera largohet me vrap nga lagjja nr 4 ku ndodhet banesa drejt bulevardit në Durrës. 

Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë djali dhe bashkëshortja e tij ndërsa kreu i FSHF-së ndodhej në stadiumin "Air Albania" 

Deri tani policia ka shoqëruar 10 persona. Ndërkohë policia po heton dy pista: Atë të konflikteve me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj dhe konfliktet për shkak të bizneseve të tij. 

Një ditë më parë FSHF publikoi audiopërgjimin ku kryebashkiaku i Tiranës e anëtarëve të komunitetit të futbollit dhe shoqatës së Tiranës ku u kërkonte që të mos votonin më Armand Dukën si kreun e FSHF-së në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 2 mars.   

 

EMISIONET