Ora News siguron fotot, këta janë dy të moshuarit italianë që shitën ar fals me vlerë 200 mijë euro

Ora News siguron fotot, këta janë dy të moshuarit italianë

Ora News ka siguruar fotot e 2 shtetasve italianë të cilët janë arrestuar në Elbasan, pasi kishin kontrabanduar dhe shitur nëpërmjet mashtrimit, ar të rremë me vlerë 200 000 euro.

Riccardi Gennario 76 vjeç banues në Milano dhe Fortunato Maddaloni 67 vjeç banues në Napoli u arrestuan në flagrancë në operacionin e koduar "Fake Gold", teksa po tentonin që të shisnin përsëri ar të rremë.

Sipas burimeve, këta 2 shtetas dyshohet se kanë shituar ar në Tiranë dhe Podgorice gjatë 3 muajve të fundit.

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.

Nga ana e autoriteteve po vijojnë hetimet pasi ka dyshime se me italianët ka dhe shqiptarë të cilët mund të jenë përfshirë në këtë biznes.

EMISIONET