Ora News siguron foton e policit që vrau kolegun brenda në komisariatin nr 3 në Tiranë

Ora News siguron foton e oficerit të Patrullës së Përgjithshme që mbrëmjen e sotme (23 maj 2022) vrau kolegun brenda në komisariatin nr 3 në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua brenda në ambientet e Komisariatit Policisë Nr 3, në rrugën”Mine Peza” në Tiranë.

Oficer i Patrullës së Përgjithshme Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit oficerin tjetër të Patrullës, Çaush Saliasin

Policia ka ushtruar kontroll në makinën e oficerit 25 vjeçar por deri tani burimet bëjnë me dije se nuk kanë gjetur asnjë gjë të ndaluar.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranës ka ngritur grup të posaçme hetimor për zbardhjen e ngjarjes

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një konflikt banal, ku si pasojë Zaimi ka qëlluar 5 herë me armën e shërbimit drejt Saliasit. 

Saliasi humbi jetën në spital.

Ora News siguron foton e policit që vrau kolegun brenda në

EMISIONET