Ora Investigim/ Skandali i djathit "Gjirofarm", Drejtoresha Jeta Deda nuk del nga zyra, roja i vë çelësin AKU-së

TV ORA  publikoi skandalin se  djathit të deles ‘Gjirofarm’  që sipas analizave rezulton të jetë me vlerë mbi normë te bakterit Escherichia Coli, por pavarësisht këtij fakti ai vijon të tregtohet në dyqanet e kryeqytetit. 

AKU duhet të kishte vepruar menjëherë duke urdhëruar tërheqjen e djathit nga tregu por me sa duket ka vendosur të heshtë  duke kënaqur biznesin dhe duke i rrezikuar jetën konsumatorit.

Shkresa që njofton Drejtuesen e Autoritetit Kombetar të Ushqimit se djathi ka dalë me problem mban datën 19 janar, por Jeta Deda në kundërshtim me ligjin nuk bën asnjë njoftim për konsumatorët madje lejon që djathi të shitet duke lenë jetën e fëmijeve tane në mëshirë të fatit. 

Të lejosh shitjen e një produkti ushqimor që rrezikon jetën e konsumatorëve është krim, madje krim masiv. Një javë pasi pergjigjia e analizave te ISUV ‘flinte’ në zyrën e Z. Deda gazetarja e ‘Ora investigim’ ka kërkuar nje takim me drejtuesen e AKU.  

Roja: Të lajmëroj drejtoreshën?

Gazetarja: Po 

Roja: Do presësh pak se është e zënë

As pas 30 minutash drejtoresha nuk del.

Gazetarja: "Të lutem lajmëroje dhe një herë se kemi vetëm 2 minuta punë"

Pritja vazhdon.

Edhe kur gazetarja i kërkon të presë drejtoreshën në korridor, roja nuk pranon. 

Panvarsisht kërkesës  se përsëritur se kemi nje rast urgjent që ka të bejë më sigurinë ushqimore Drejtuesja e AKU ka refuzuar të na presë.  

Përfaqësuesja e AKU: Fjala e fundit që më tha. Ju lutem është e zënë vetëm me shkrim.

Z.Deda  refuzon cdo lloj takimi me median sepse i trembet përballjes me faktet. Ajo e di më mirë se kushdo se nëse nuk do ishte për publikimin që i bëri TV ORA kosit me fekale ai do ishte shitur i gjithi sikurse po shitet tani djathi me bakterien që shkakton helmim. Në këto kushte roja i institucionit merr urdhër që t’i vendosë çelësin derës së institucionit 

Një pyetje kemi për drejtuesen e AKU-së: Sa kushton heshtja juaj z. Deda?

EMISIONET